Bota

AAK: Ça është kjo qeveri e ditës apo e natës?

22 Mars 2021, 18:19 Nga DOSJA
AAK: Ça është kjo qeveri e ditës apo e natës?

KOSOVË- Deputeti i AAK’së Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë e re të Kurtit, për shkak se kanë kërkuar shumë që të vijnë në pushtet sa nuk i kanë menduar gjërat e tjera. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ka pyetur qeverinë e re se çfarë qeverie e re do të jenë e ditës apo e natës. Ai gjithashtu ka thënë se shpreson që Kurti të ndrrojë planin e tij qeverisës dhe është shprehur se do t’i mbështesin të gjitha vendimet e qeverisë Kurti sa herë që të jenë në favor të Kosovës.

“Edhe pse me këtë nguti kaq të madhe që të na sillni një gjysmë ore këtë ekspoze, kaq shumë keni bë me ardhur në këtë pushtet sa nuk jeni përgatit për maratonë. Këtu po e shoh gabimin e juaj që na keni quajt qeveri e natës. Çka është kjo, qeveri e ditës apo e natës? Ne si grup parlamentar do të ju mbështesim me alternativa por çdo herë do të jemi kujdestar për çdo veprim që nuk shkon në favor të qytetarëve të Kosovës”, tha Lekaj.

LAJMI KRYESOR: Rinis seanca për votimin e qeverisë “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, Glauk Konjufca zgjidhet president në detyrë, Kurti: I kam emrat e ministrave, shpejti i publikoj. Sfida e radhës; kreu i shtetit (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti pal lekaj betimi i qeverise kurti pal lekaj

Sondazh

Poll