Bota

22 Mars 2021, 14:56 Nga DOSJA

SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me ambasadorin e Japonisë, në Beograd, Takahiko Katsumata, raporton portali “Kosovo Online”.

Sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ai falënderoi Japoninë për abstenimin e saj gjatë votimit të fundit. Në takim u diskutuan modalitetet e bashkëpunimit policor midis dy vendeve në fushën e krimit të teknologjisë së lartë dhe trajnimeve të përbashkëta në këtë fushë.

Ambasadori Katsumata theksoi se siguria e pronës dhe qytetarëve ka një rëndësi të madhe për arritjen e investimeve të huaja në një vend.

Sipas tij, Serbia ka treguar se është një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt, prandaj, ndër të gjitha arsyet e tjera, investimet në rritje nga investitorët japonezë mund të priten në periudhën e ardhshme.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vulin kosova ne interpol takahiko katsumata aleksander vulin kosova ne interpol takahiko katsumata

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 14:41

Plani qeverisës i Albin Kurtit

KOSOVË- Lufta kundër korrupsionit dhe punësimi, vaksinimi i 60 për qind të popullatës kundër COVID-19 brenda një viti, rritja e prodhimit dhe eksportit si ...