Aktualitet

U nda nga motra kur po hidhej gaz lotsjellës, një fëmijë humb përballë Kuvendit

11 Maj 2019, 20:35 Nga DOSJA
U nda nga motra kur po hidhej gaz lotsjellës, një fëmijë

TIRANË– Një djalë i vogël me emrin Alesio, ka humbur mbrëmjen e sotme në zonën përpara parlamentit.

Gjatë kohës kur para Kuvendit ndaj turmës u hodh gaz lotsjellës, Alesio u nda nga motra e tij Anja duke mbetur i vetëm.

Prej orësh ai po qëndron në një kafene pranë Komitetit Shqiptar Mysliman dhe pret të ribashkohet me të motrën.

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 13 efektivë policie dhe 4 protestues.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humbet femija protesta e opozites 11 maj 2019 humbet femija protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll