Aktualitet

Policia dhunon barbarisht dhe arreston Sekretarin e PD, Said Dollapi (Pamje të rënda)

11 Maj 2019, 20:00 Nga DOSJA
Policia dhunon barbarisht dhe arreston Sekretarin e PD, Said Dollapi (Pamje

TIRANË– Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Said Dollapi është dhunuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet teksa policët me shkop gome dhunojnë Dollapin.

Zyrtari i PD-së, Dollapi ka qenë i maskuar me kundragaz në protestë dhe njëri nga efektivët i kërkon që ta heqë. Pasi sekretari i PD-së heq maskën, vrapon që të largohet por efektivët i sulen me vrap nga pas.

Më pas më shumë se 9 policë e rrahin barbarisht me shkop gome. Mësohet se pas dhunimit, Said Dollapi, sekretari organizativ i PD-së është shoqëruar për në komisariat.

Pas shoqërimit të tij, reagime të shumta kanë ardhur edhe nga deputetët e PD-së. Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokashi replikoi me policinë, tek Dollapi shoqërohej, ndërsa deputeti i PD-së Lefter Maliqi i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që ta lironte sekretarin organizativ pasi shoqërimi i tij ishte i paligjshëm.

Nga ana tjetër, pas shoqërimit të Dollapit në spitalin e Traumës për kurim, Policia e Shtetit ka refuzuar të lejojë hyrjen e Avokatit të Popullit në ambientet e Spitalit të Traumës, ku edhe ndodhej i dhunuari Said Dollapi. Pas disa tentativash, Ballanca ka arritur të futet në spital por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me ish-deputetët e PD-së. Pas vizitës së saj, Ballanca tha se Dollapi ndodhej në gjendje të mirë.

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 13 efektivë policie dhe 4 protestues.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet said dollapi protesta e opozites protesta e opozites 11 maj 2019 dhunohet said dollapi protesta e opozites protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll