Aktualitet

Kujtim Gjuzi në versionin e një lordi anglez, Avni Delvina suprizon deputetin konservator

11 Maj 2019, 19:29 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi në versionin e një lordi anglez, Avni Delvina suprizon

TIRANË- Piktori Avni Delvina i njohur për kompozimet origjinale që i përshtaten realitetin, ka vendosur të bëjë personazh Kujtim Gjuzin. Siç duket dhe nga fotoja, por edhe nga shpjegimi i piktorit, Gjuzi është në versionin e një lordi anglez, nisur nga përkatësia konservatore që predikon.

Nisur nga tiparet me prejardhje arbëri, që i përmend edhe në komentin që e shoqëron kompozimin, Avni Delvina duket sikur e ka nxjerrë personazhin e fundit, jo nga përshkrimet e Lord Bajronit për shqiptarët, por nga ato të Shekspirit apo Oscar Wilde (ndoshta edhe pak George Mike).

Gjuzi ka fituar shumë por edhe ka humbur shumë. Ka fituar një model të ri flokësh, që deri në mesin e shekullit XX mund të realizohej vetëm me paruke ose në pikturë. Sot me mundësitë që ofron teknologjia e hairdressing, nuk përjashtohet që Kujtim Gjuzi, I frymëzuar nga Delvina ta bëjë realitet. Do të ishte një ëndërr e realizuar për të gjithë konservatorët anembanë globit të shihnin edhe një herë në Parlament një personazh romantik. 

Por, ndërsa ka fituar modelin e flokëve, një pallto shajaku dhe një shall mëndafshi, Delvina nuk është kujdesur që Gjuzi të mos humbasë orën e famshme Atlantic, e cila e karakterizon edhe në orientimin politik. Kjo pakujdesi e pafalshme, mund të sjellë reagimin refuzues të personazhit ndaj protretit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avni delvina gjuzi delvina kujtim gjuzi partia konservatore avni delvina gjuzi delvina kujtim gjuzi partia konservatore

Sondazh

Poll