Aktualitet

Dhuna në protestë, Lleshaj-opozitës: S’ndërtohet demokracia me molotov, plagosët 13 policë

11 Maj 2019, 17:39 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, Lleshaj-opozitës: S’ndërtohet

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas përplasjeve në protestën e opozitës. Ministri Lleshaj shkruan në rrjetet sociale, se me molotov nuk ndërtohet demokraci dhe ka paralajmëruar opozitën se Shqipëria nuk mund të digjet më nga askush.

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”-shkruan Lleshaj.

Ndërkohë në një reagim të dytë minsitri i Brendshëm, bën me dije dhe numrin e policëve të lënduar, që sipas tij janë 13. Lleshaj shkruan se efektivët janë lënduar nga dhuna ektreme e protesuesve të opozitës. 

13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!“, shkruan ministri i Brendshëm në reagimin e dytë.

Opozita ka mbajtur sot protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati për rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 13 efektivë policie dhe 3 protestues, ndër to njëri prej tyre është sekretari organizativ i PD-së, Said Dollapi që u dhunua barbarisht nga policia. Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

(F.G. A.B./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste police te lenduar protesta e opozites 11 maj 2019 sander lleshaj dhuna ne proteste police te lenduar protesta e opozites 11 maj 2019 sander lleshaj

Sondazh

Poll