Aktualitet

Zjarri te Kryeministria zbulon serialin e preferuar të Veliajt. Edhe Rama e Fuga shikues të rregullt

11 Maj 2019, 19:42 Nga DOSJA
Zjarri te Kryeministria zbulon serialin e preferuar të Veliajt. Edhe Rama e

TIRANË- Protesta e katërt kombëtare e opozitës së bashkuar kishte si element të ri zjarrin. Për pak çaste drejt Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrisë, protestuesit e opozitës hodhën bomba molotov.

Për zjarret e shkaktuara, kryebashkiaku Erion Veliaj ia “vuri fajin” serialit ‘Game of Thrones’, ku një prej personazheve kryesore është Daenerys Targaryen. Targaryen është “nëna” e dragonjve, të cilët i përdor për të fituar betejat e saj.

Por lidhja që kryebashkiaku Erion Veliajn bën me serialin “Game of Thrones” është e vjetër!

Koka e qeverisë shqiptare, Edi Rama me të mbërritur në Kroaci për Samitin 16+1 me Kinën nuk i kurseu as referimet për serialin, i cili është xhiruar në vendin balkanik.

Pas Ramës, edhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga me një postim në Instagram ka treguar gjithashtu se edhe ai është një fans i zjarrtë i serialit.

“Tokat e mbretit të para nga lart mbi dragoi,”-shkruan Fuga. (‘Toka e mbretit’ është kryeqyeti i Shtatë Mbretërive.)

Të jetë rastësi vallë që të disa nga emrat më të rëndësishëm ndër socialistët ndjekin të njëjtin serial? Cili ia sugjeroi tjetrit? Apo mos vallë të gjithë mblidhen çdo javë me njëri-tjetrin për të parë episodet më të fundit të serialit të nëntë?

Për ne çdo gjë është në rregull për aq kohë që socialistët të mos inspirohen dhe “lufta” mes pozitës dhe opozitës të mos kthehet si ajo në Game of Thrones. E gjitha për një karrige…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama endri fuga erion veliaj protesta e opozites 11 maj 2019 edi rama endri fuga erion veliaj protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll