Aktualitet

I shtrirë në tokë, protestuesi humb ndjenjat nga gazi lotsjellës, PD: Ambulanca vonoi 25 minuta

11 Maj 2019, 19:45 Nga DOSJA

Partia Demokratike ka publikuar foton e një protestuesi, i cili shihet i shtrirë në tokë dhe pa ndjenja.

Sipas PD-së, personi i shtrirë është lënduar nga gazi lotsjellës dhe ambulanca ka vonuar më shumë se 20 minuta, për ta marrë atë.

Nuk bëhet me dije identiteti i protestuesit, ndërkohë që njerëzit përreth i kanë ardhur në ndihmë, paraprakisht.

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 13 efektivë policie dhe 4 protestues.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 11 maj 2019 protestuesi i lenduar protesta e opozites 11 maj 2019 protestuesi i lenduar

Sondazh

Poll