Aktualitet

Zjarr Kryeministrisë dhe Kuvendit, Veliaj: Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj!

11 Maj 2019, 19:56 Nga DOSJA
Zjarr Kryeministrisë dhe Kuvendit, Veliaj: Tirana nuk thyhet nga një

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar lidhur me bombat molotov që protestuesit e opozitës kanë hedhur ndaj Kryeministrisë dhe Kuvendit. (Lexo këtu)

Kjo ndodh kur shikon shume episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternative qeverisese te duket zjarri i dragoit! Nisen si te dhunshem, perfunduan si telendare! Tirana nuk thyhet nga nje stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaceria – kjo triumfon!,“-shkruan Veliaj.

Protestuesit e opozitës kanë hedhur bomba molotov ndaj Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Për disa momente zjarri ka pushtuar disa pjesë të institucioneve për t’u shuar disa momente më pas. 

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 13 efektivë policie dhe 4 protestues.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj protesta e opoiztës 16 mars 2019 erion veliaj protesta e opoiztës 16 mars 2019

Sondazh

Poll