Bota

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, deklaron se do të votojë pro qeverisë Kurti

22 Mars 2021, 13:56 Nga DOSJA
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, deklaron se do

KOSOVË-Fikrim Damkës drejtues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ka thënë se do të votojnë pro krijimit të qeverisë së re.

Pavarësisht se më herët ai ka thënë se si kusht për të votuar Qeverinë, Damka kishte kërkuar një ministër, ditën e sotme, pak orë para se të fillojë seanca për zgjedhjen e qeverisë së re ai ka thënë se LVV-ja do t’i ketë të dy votat e deputetëve.

“Ende nuk jemi marrë vesh. Gjatë ditës do të votohet Qeveria. Nuk mund të them pa folur me kryeministrin por po Qeveria do të ketë dy votat tona”, tha Damka.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Partia e Fikrim Damkës ka arritur të fitojë dy deputet në Kuvendin e Kosovës. Partia e tij mori gati 6 mijë e 500 vota duke dalë partia e parë e komunitetit turk që jeton në Kosovë.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll