Bota

Hoxhaj deklaron se PDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente: Është faktor përçarës

22 Mars 2021, 13:43 Nga DOSJA
Hoxhaj deklaron se PDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për

KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë një deklaratë, pasi ka mbaruar seanca e betimit të qeverisë Kurti. Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, pasi sipas tij ajo është një faktor përçarës.

Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të zgjedh sa më shpejt presidentin dhe të formohet qeveria e re.

“Zonja Osmani nuk është faktor unifikues për qytetarët e Kosovës. Është faktor përçarës. Nuk e bashkon skenën politike.  Sikurse sot që është zgjedhur Kryesia e Kuvendit dhe është konstituuar Kuvendi, të formohet edhe Qeveria dhe të zgjidhet Presidenti. Dhe natyrisht që këtu askush nuk duhet të llogarisë në votën dhe mbështetjen e PDK-së”, tha Hoxhaj.

Vjosa Osmani, është kandidatja e LVV-së për Presidente të Kosovës. Sipas Kushtetutës, kandidati për President, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës prej 120 ulësesh. Ndërkohë, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë së paku 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Deri më tani, komunitet joserbe kanë deklaruar që do ta votojnë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit që t’i sigurojnë votat për Presidentin, ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pretë një ftes për takim veçmas me Vjosa Osmanin.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj zgjedhja e presidentit ne kosove enver hoxhaj zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll