Bota

Presidenti Vladimir Putin do të marrë vaksinën e koronavirusit të martën, disa muaj pasi vaksinimi ka filluar në Rusi

22 Mars 2021, 13:53 Nga DOSJA
Presidenti Vladimir Putin do të marrë vaksinën e koronavirusit

RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin tha se do të marrë dozën e vaksinës ndaj koronavirusit të martën, disa muaj pasi vaksinimi ka filluar në Rusi.

Kundërshtarët e Kremlinit e kanë kritikuar Putinin për mosvaksinimin në Rusi, duke argumentuar se ngurimi i tij po nxit hezitimin e gjerë për vaksinën. Rusia, ku vetëm 4.3% e 146 milion banorëve kanë marrë të paktën një dozë, mbetet prapa një numri vendesh sa i përket nivelit të vaksinimit.

Sipas AbcNews, Putini tha në një takim me zyrtarët e qeverisë sot se ai do të marrë dozën e tij nesër, pa specifikuar se cilën vaksinë nga tre të miratuarat për përdorim në Rusi do të marrë. Sipas presidentit rus, 6.3 milion njerëz në Rusi kanë marrë tashmë të paktën një dozë, dhe më shumë se 4.3 milion kanë pasur dy doza.

“Sot ne mund të themi me besim se vaksinat ruse janë absolutisht të besueshme dhe të sigurta. Është një sukses absolut i shkencëtarëve dhe specialistëve tanë.”– tha Putin.

Pavarësisht skepticizmit në lidhje me futjen e nxituar të vaksinës nga Rusia, e cila u mbart para se të kishte përfunduar provat e fazës së vonë, vaksina duket të jetë e sigurt dhe efektive. Sipas një studimi të botuar në Lancet, Sputnik V është 91% efektiv dhe duket se parandalon individët e inokuluar të sëmuren rëndë me COVID-19, megjithëse është ende e paqartë nëse vaksina mund të parandalojë përhapjen e sëmundjes.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota “sputnik v” presidenti rus vladimir putin vaksinimi ne rusi “sputnik v” presidenti rus vladimir putin vaksinimi ne rusi

Sondazh

Poll