Bota

Kurti flet jashtë sallës së Kuvendit: Emrat e ministrave do t’i merrni vesh shumë shpejt

22 Mars 2021, 10:42 Nga DOSJA
Kurti flet jashtë sallës së Kuvendit: Emrat e ministrave do

KOSOVË– Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka folur jashtë sallës së Kuvendin. Ai ka thënë se emrat e ministrave të rinj do të merren vesh shumë shpejtë.

“Emrat e ministrave unë i di së shpejti do i merrni vesh edhe ju, ” -tha Kurti jashtë sallës së Kuvendit.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll