Politike

Basha publikon librin ‘Misioni im’! Kreu i PD-së: E shkrova në dy muaj karantinë, është një letër e hapur drejtuar gj

22 Mars 2021, 09:21 Nga DOSJA
Basha publikon librin ‘Misioni im’! Kreu i PD-së: E shkrova

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxjerrë në treg librin e tij të parë të titulluar ‘Misioni im’. Në libër flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet se pse PD duhet të vijë në pushtet. Kopertina e librit mban foton e kryedemokratit Lulzim Basha, emri i tij i shkruar me shkronja kapitale të bardha, ndërsa titulli i librit po ashtu i shkruar me shkronja kapitale me ngjyra të kuqe.

Për promovimin e librit, Basha mbajti ditën e sotme një takim me të rinjtë, aty ku iu përgjigj pyetjeve që kishin në lidhje me librin si dhe tregoi disa informacione më tepër për atë që është shkruar. Kryedemokrati ishte i pranishëm me botuesen, njëkohësisht me kandidaten e Partisë Demokratike për deputete, Flutura Açka. Basha bëri të ditur se librin e ka shkruar në periudhën e karantinës, duke shtuar se është një prodhim i muajve, mars, prill dhe maj.

Basha bëri të ditur se libri nuk është një rrëfim autobiografik dhe as një përkthim i programit politik të Partisë Demokratike, mirëpo është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin.

Kryedemokrati shtoi se ftesa i bëhet qytetarëve në mënyrë që ti japin fund plogështisë dhe të gjejnë kurajo për të lënë pas të pa pranueshmen. ‘Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër ndërsa politika e keqe ka nevojë për teatër për të fshehur pikërisht të keqen’– tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike.

Botuesja Flutura Açkaj bëri të ditur në fund të aktivitetit se libri i Bashës, pëveç vitrinës do të jetë dhe në bibliotekë. Vetë kryedemokrati theksoi se librin e ka shkruar gjatë përiudhës së karantinës, dy muajt që i gjithë vendi ynë ishte në izolim total, ndërsa në pjesën tjetër të muajve, ka bërë një rishikim të tekstit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha publikon liber lulzim basha basha publikon liber lulzim basha

Sondazh

Poll