Sport

Josa: “Luajtëm, por në këtë ndeshje ishim të pafat”

21 Mars 2021, 14:35 Nga DOSJA
Josa: “Luajtëm, por në këtë ndeshje ishim të

BALLSH – Mirel Josa u shfaq mjaft i zhgënjyer me humbjen e Kukësit në transfertën ndaj Bylisit, teksa pranoi se skuadra nuk pati as fat, duke shpërdoruar një sërë rastesh të mira shënimi.

Duket se fati nuk ishte me Kukësin sot…
Futbolli luhet në të dyja pjesët, por ne u ndëshkuam nga pakujdesia në dy vizitat që Bylisi bëri në fushën tojë. Më pas e kontrolluam lojën, por u goditëm në momente delikate. Duhet të jemi më të kujdesshëm për sa i përket ekuilibrit, por në pjesën e dytë, punuam mirë në të gjitha drejtimet, pavarësisht se nuk patëm fatin për sa i përket rezultati.
Çfarë po ndodh me Kukësin, pasi tani po afrohen edhe të tjerët që luftojnë për mbijetesë?
Kampionati është i gjatë, mua më shqetëson që skuadra në momente të caktuara përpiqet shumë, por nuk po gjen rezultatin. Sot kishim 3 ndryshime në formacion, pasi kemi pasur ndeshje të ngjeshura. Skuadra është e të gjithëve, nuk është vetëm e Xhikës dhe lojtarëve që nuk u aktivizuan. Sot nuk luajti dhe Baravikas, luajti Dragoshi.

Pati edhe një rast të dyshimtë penalltie…
Lojtarët më thanë që ka pasur kontakt te një rast penalltie, këtë e vendos arbitri dhe të tjerët që gjykojnë arbitrat, nuk mund t’i gjykoj unë.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 21 Mars 2021, 10:18

“Zezak m*ti, do te gëzohesha nëse yt bir…”

ITALI– Dy javë pas episodit që pati Ounas si protagonist, një mesazh tjetër i pështirë fyerjesh iu drejtua një futbollisti të Crotones, i cili, ashtu si kolegu ...

Sport 21 Mars 2021, 16:56

Ndahen në barazim pa gola Partizani dhe Teuta

ELBASAN – Nuk ka fitues në një prej përballjeve më të rendësishme të javës së 25-të, mes Partizanit dhe Teutës. Gjithçka u mbyll në barazim 0-0 mes dy sk...