Sport

Memelli: “Skuadra pati besim te fitorja gjatë gjithë lojës, më pëlqeu shumë“

21 Mars 2021, 14:30 Nga DOSJA
Memelli: “Skuadra pati besim te fitorja gjatë gjithë lojës,

FIER – Skënderbeu fitoi përballjen direkte për mbijetesën ndaj Apolonisë dhe rriti edhe më shumë shanset për të qëndruar në elitë, ndërsa trajneri Migen Memelli u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e skuadrës sot?
Jam shumë i kënaqur, pasi shënuam dy gola dhe patëm edhe raste të tjera, ndaj morëm tre pikë të merituara. Gjithashtu ajo që më pëlqeu, ishte besimi i skuadrës gjatë gjithë lojës. Intensiteti ishte i lartë dhe kjo më jep besim për të ardhmen.

Sa janë rritur shpresat e mbijetesës pas kësaj fitoreje?
Kishim dy raste me Mnesah, me Zhan Viktor, Taipi gjithashtu ishte afër golit. Gjithashtu ajo që më pëlqeu, ishte besimi i skuadrës gjatë gjithë lojës. Intensiteti ishte i lartë dhe kjo më jep besim për të ardhmen. Të gjithë ne, mund të kemi gabuar te opinionet tona dhe janë mendime të njerëzve.

Ju erdhi keq për fitoren e Bylisit?
Fitorja e Bylisit nuk na i prish festën. Kampionatin e kemi vetëm me veten tonë. I kam thënë lojtarëve që të mos shikojnë renditjen. Nuk i kam thënë që të mos lexojnë gazetën, pasi atë duhet të bëjnë. Ata tani kanë kuptuar se mund të bëjnë diçka.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 21 Mars 2021, 10:18

“Zezak m*ti, do te gëzohesha nëse yt bir…”

ITALI– Dy javë pas episodit që pati Ounas si protagonist, një mesazh tjetër i pështirë fyerjesh iu drejtua një futbollisti të Crotones, i cili, ashtu si kolegu ...

Sport 21 Mars 2021, 16:56

Ndahen në barazim pa gola Partizani dhe Teuta

ELBASAN – Nuk ka fitues në një prej përballjeve më të rendësishme të javës së 25-të, mes Partizanit dhe Teutës. Gjithçka u mbyll në barazim 0-0 mes dy sk...