Sport

VIDEO / Tirana mund Laçin kryesues, Vllaznia rimerr kreun

21 Mars 2021, 12:57 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana mund Laçin kryesues, Vllaznia rimerr kreun

KURBIN – Po luhen katër ndeshjet e para të javës së 25-t të Superligës, ku të gjitha përballjet kanë mjaft interes dhe janë shumë të luftuara për shkak të pozitave në klasifikim.

Kryesuesit e Laçit presin Tiranën dhe në 45 minutat e para gjithçka u nda në barazim 1-1. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me Jurgen Çelhakën, i cili shënon pas një goditje këndi.

Në mbylljes të pjesës së parë është Mentor Mazrekaj, ai, i cili bën një supergol nga ato të tijat, nga një goditje këndi. Një gol që erdhi edhe pas ndihmës nga era e forte, e cila e deyijoi më tepër topin dhe nga gabimi i Iljon Likës.

Në pjesën e dytë sërish ndeshja ka qenë e barazpeshuar me shumë raste nga të dyja skuadrat, por është sërish një nga lojtarët e akademisë së Tiranës, mbrojtesi Ismailgeci, i cili shënon për bardheblutë golin e dytë dhe mbyll gjithçka në favorin e kryeqytetasve, duke i shkaktuar humbjen kryesuesve të Superligës.

Ndërkohë, në Ballsh vendasit e Bylisit janë duke fituar përballë Kukësit në përpjekjen e tyre për të evituar “play-out”-in e këtij sezoni. Në minutën e 15-të është Ndreca ai që shënon këtë gol dhe i mban në avantazh vendasit deri në mbylljen e pjesës së pare.

Në e 45-të ballshiotët shënojnë sërish dhe është i njëjti autor, Ndreca. Janë përpjekur djemtë e Mirel Josës dhe ia kanë dale në minutën e 53-të me Kurdiç të ngushtojnë diferencën, por pa mundur të evitojnë humbjen.

Edhe Skënderbeu nga fundi i renditjes po përpiqet të bëj të tijën në përballjen e kësaj jave me Apoloninë. Fierakët në fushën e tyre nuk mundën dot të ruajnë portën e paprekur në 45 minutat e para. Sadriu është autori i golit në minutën e 24-t. Në pjesën e dytë barazpeshon përkohësish Mihana, duke i dhënë shpresë vendasve për të marrë pike nga kjo ndeshje.

Në mbylljen e takimit janë djemtë e Migen Memelli që shënojnë, duke dalë me 3 pikë nga Fieri. Meksi është autori i golit të dytë për korçarët, me penallti në minutën 90+2 të lojës.

Ndërkohë në Kamëz, ku Kastrioti i Krujës priti Vllazninë, shkodranët rikthehen tek fitorja, duke gjetur golin në fundin e takimit me vlonjatin Hoxhaj. Ishte kjo një fitore që i ringjiti shkodranët në krye të renditjes.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 21 Mars 2021, 10:18

“Zezak m*ti, do te gëzohesha nëse yt bir…”

ITALI– Dy javë pas episodit që pati Ounas si protagonist, një mesazh tjetër i pështirë fyerjesh iu drejtua një futbollisti të Crotones, i cili, ashtu si kolegu ...

Sport 21 Mars 2021, 16:56

Ndahen në barazim pa gola Partizani dhe Teuta

ELBASAN – Nuk ka fitues në një prej përballjeve më të rendësishme të javës së 25-të, mes Partizanit dhe Teutës. Gjithçka u mbyll në barazim 0-0 mes dy sk...