Politike

“Grushtonte si huligan e si skuth”/ Boçi u përgjigjet komenteve të Ramës pas sherrit: Ta kisha unë telefonin e Lucës e

21 Mars 2021, 14:53 Nga DOSJA
“Grushtonte si huligan e si skuth”/ Boçi u përgjigjet

TIRANË– Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike në Elbasan u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot nga Elbasani komentoi sherrin me biznesmenit Gjergj Luca. Në një status në Facebook, Boçi shkruan se loja e telefonit të Kryeministrit është e prishur, sepse ndryshe nga sa akuzohet, ai pretendon se nuk i ka marrë asnjë telefon biznesmenit Luca.

Boçi shton më tej se po ta kishte ai në dorë atë telefon dhe të kishte publikuar gjithçka që përmbante, nuk do të mbaheshin fare zgjedhjet dhe kushedi ku do të përfundonte kryeministri Edi Rama.

Statusi i plotë i Boçit:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur! Telefonin tim e quan të Llucës. E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin. Është siguruar 1000 herë për këtë. Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare. Kushedi ku do përfundonte Rama!? Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

Sot nga Elbasani, kryeministri komentoi sherrin dhe përplasjen fizike të ish-deputetit Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca. Rama tha se në fakt grabitësi i telefonit të Lucës është Boçi, të cilin e quajti hooligan dhe skuth.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama luciano boci edi rama luciano boci

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2021, 14:02

TIRANË– Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me prishjen e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. ...