Politike

21 Mars 2021, 14:02 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me prishjen e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. Në ‘Facebook’ ajo shkruan se prishja e godinës vret në zemër çdo qytetar të Tiranës, pasi aty janë me dhjetra kujtime që kanë kaluar.

Gjosha shkruan se nuk është asnjë informacion në lidhje me atë se çfarë do të bëhet e se duhet marrë dhe mendimi i komunitetit.

POSTIMI:

Prishja papritur e ndërtesës historike së Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, të vret në zemër si qytetar i Tiranës, e aq më tepër si nënë.Janë me dhjetëra mijëra kujtime të lumtura që lidhen me atë ndertese.Papritmas të gjitha këto fshihen befasisht. Cohesh një mëngjes dhe nuk gjen me asgjë që të lidh me të kaluarën, me kujtimet, me qytetin.Çfarëdolloj justifikimi që mund të parashtrohet është i papranueshëmMinimimumi për vepra të trashëgimisë kulturore duhej ndërmarrë dhe mendimi i komunitetit. Por askush nga komuniteti nuk ka asnjë informacion se cfarë do të ndodhë me lagjen e tij, me qytetin e tij.Çohen nga gjumi dhe çdo mëngjes shohin një pjesë të kujtimeve dhe identitetit të tyre të humbasë. Sjellje totalisht autoritare që duhet të marrë fund.Mirë që po na dhunojnë e vjedhin të tashmen, por po na vjedhin e dhunojnë dhe të kaluarën!Për të mos i lënë të na vjedhin dhe të ardhmen, në 25 Prill duhet t’i largojmë nga pushteti me votë!#Voto6LSI#Voto04 #klajdagjosha#25Prill #shqipëriashtëpiajuaj

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike klajda gjosha rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë” klajda gjosha rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë”

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2021, 12:15

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në Elbasan, kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë...