Politike

“E dini çfarë ju gjen”/ Idrizi i përgjigjet Ramës: Do u mësoj fëmijëve për çështjen Çame, Haxhi Qamili me

21 Mars 2021, 14:34 Nga DOSJA
“E dini çfarë ju gjen”/ Idrizi i përgjigjet

TIRANË– Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet u është përgjigjur deklaratve të kryeministrit Edi Rama, i cili teksa e krahasoi me ministren Evis Kushi në Elbasan, tha “e dini juve çfarë ju gjen nëse Ministrinë e Arsimit e merr Idrizi”.

Në një postim në rrjetet sociale, krah fotos me këtë deklaratë të kryeministrit Rama, Idrizi shkruan se në fakt nëse ai e merr në dorë Ministrinë e Arsimit, do tu mësojë nxënësve për çështjen çame.

Për kreun e PDIU-së, kreu i qeverisë në fakt, do të mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.

“Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë. Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të semurë.

Ja çfarë mund të ndodhë:

Sot nga Elbasani, Rama krahasoi Idrizin me Kushin dhe tha se sikur nesër ta marrë Ministrinë e Arsimit ‘Tim Idrizi’, qytetarët nuk e dinë se çfarë i pret, pasi sipas tij, në qeverisjen që mund të bëjë Opozita nesër, ndarja është me parcela dhe në çdo parcelë është agai dhe partia e ministrit është ajo që vendos.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne elbasan shpetim idrizi edi rama edi rama ne elbasan shpetim idrizi

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2021, 14:02

TIRANË– Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me prishjen e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. ...