Politike

“Na mashtruan, 8 vite as rrugë, as ujë, vetëm gjoba dhe taksa”, Gazment Bardhi me banorët në Gjinar: Të ndëshkojmë m

21 Mars 2021, 13:53 Nga DOSJA
“Na mashtruan, 8 vite as rrugë, as ujë, vetëm gjoba dhe

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka qënë ditën e sotme i pranishëm në Gjinar. Ai është njohur më nga afër me gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët.

Tomorr Tahiri thotë se ka votuar dy herë me radhë PS-në, dhe u ka kërkuar edhe djemve, e tani u vjen turp para tyre. Në bisedën me drejtuesin politik, Gazment Bardhi ai shprehet se kësaj radhe është koha për ndryshim.

Qemali është në pension bashkë me gruan. Prej 8 vitesh ai thotë se rritja ka qënë vetëm 2 mijë lekë të vjetra. Ai jeton falë ndihmës së djemve që i ka në emigracion. Edhe pse e premtuan, qeveritarët nuk bënë as rrugën deri në fshat, as nuk sollën ujin. Aleks Ziu merret me bujqësi, ndërsa i biri në ndërtim kur i jepet mundësia.

Gazment Bardhi u shpreh në takimet me banorët se duhet reflektuar e vendosur standard, se kush nuk mban premtimet dhe gënjen për pushtet, nuk duhet votuar.

Shteti i këtyre ky është. Vret në mes të Elbsanit nuk i gjen gjë, tenton me ndërtu çatinë apo avllinë këtu, të vijnë 20 policë nëse nuk ke paguar rryshfetin”.

Drejtuesi politik tha se: “Ka edhe arrogancën dhe ta thotë në sy ai. Më jepni votën se këto 4 vite do të punoj për ju. Pra e pranon se 8 vite ka punuar për veten e vet”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2021, 12:15

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në Elbasan, kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë...