Politike

“Është kthyer vetë Dash Sula!”/ Rama ironizon: Ju kujtoj imazhin që ka thyer rekord në Youtube, hidhet si laraskë, me

21 Mars 2021, 13:20 Nga DOSJA
“Është kthyer vetë Dash Sula!”/ Rama ironizon: Ju

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa ironizuar kundërshtarët në krahun tjetër politik, teksa ishte prezent në Elbasan.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar si huligan, kandidatin e Partisë Demokratike në listën e Elbasanit Dashnor Sula, teksa ka kujtuar një episod, sipas kryeministrit të ndodhur në stadiumin e Peqinit, duke thënë se episodi ka thyer dhe rekorde në YouTube.

DEKLARATA:

Eshtë kthyer vetë Dash Sula, i cili pikën më impresionuese të karrierës e ka pasur në stadiumin e Peqinit. Ju kujtoj imazhin që ka thyer rekord në Youtube, që hidhet si laraskë, me pistoletë mbi turmën për të kapur arbitrin, me Dash Sulën fiton Shqipëria. Ky është propozimi i PD, këta janë të gjithë garnitura, Elbasanit të Aleksandër Xhuvanit i propozohet Dash Sula. Ka qënë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si huligan veteran. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën, Duka, Idrizi, Dulja, Ndoka, Paloka, Mesila.. o zot, o zot.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne elbasan edi rama rama ne elbasan

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2021, 12:15

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në Elbasan, kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë...