Rikthehet Donald Lu, ish-ambasadori flet për ‘peshqit e mëdhenj’: Për sa kohë vendet tona ekzistojnë, do të kemi gjith
21 Mars 2021, 14:13Nga DOSJA
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot një mesazh të ish-ambasadorit Donald Lu, duke rikthyer edhe njëherë mesazhin e tij për ‘kapjen e peshqve të mëdhenj’.
Në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ambasada ka ndarë këtë video teksa thekson se Lu ka zgjedhur një moment prekës për të kujtuar vitet e tij të punës në vendin tonë.
“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj. Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin,”– shprehet ish-ambasadori Lu në postimin e tij në video.
“Kur pyetet për kohën e tij në Shqipëri, ish Ambasadori Donald Lu, thotë se ka gjetur një foto nga koha e tij në Shqipëri, e cila i kujtoi se çfarë ishte vërtet e rëndësishme. Shihni mesazhin e tij për të mësuar historinë prekëse dhe se çfarë ishte vërtet e rëndësishme midis shqiptarëve dhe amerikanëve. Ne po festojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”- shkruan ambasada krah videos.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Gazetari Enkel Demi ka rrëfyer se si një mëngjes është trembur kur ka parë shtëpinë të rrethuar nga efektivë të policisë. I ftuar në rubrikën...
ELBASAN– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha ditën e sotme nga Elbasani se në listën e LSI-së ka kandidatë që janë nën hetim...
Politike21 Mars 2021, 14:02
TIRANË– Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me prishjen e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. ...
ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka qënë ditën e sotme i pranishëm në Gjinar. Ai është njohur më nga afër me gjen...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama nuk mbylli fjalimin e tij në Elbasan pa falenderuar Enver Roshin. Rama tha se ndjen mirënjohje për të, pasi qëndroi në Kuve...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa ironizuar kundërshtarët në krahun tjetër politik, teksa ishte prezent në Elbasan.Kreu i qeverisë e ka cilësu...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme incidentin që ndodhi më 14 mars për Ditën e Verës në Elbasan. Teksa prezantonte kandidatët për d...
TIRANË– Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë, Alfred Rushaj, zhvilloi sot një takim me dy prej perso...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rikonstruktimin që po i nënshtrohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë. Ish-dep...