Bota

Rio de Janeiro mbyll plazhet, presidenti është kundër: Duhet të marrim vitaminë D

20 Mars 2021, 21:49 Nga DOSJA
Rio de Janeiro mbyll plazhet, presidenti është kundër: Duhet

BRAZIL– Rio de Janeiro do të mbyllë plazhet e famshme të Copacabana-s dhe Ipanema-s për fundjavën, në mënyrë që të ulë numrin e të infektuarve nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e konfirmoi kryetari i bashkisë së Rio de Janerios, Eduardo Paes.

Ai tha se situata në qytet ishte “shumë kritike” dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë, duke ndaluar edhe lëvizjen e autobusëve nga qytete të tjera. Mirëpo vendimi nuk është pritur mirë nga presidenti Jair Bolsonaro.

Sipas mediave të huaja, Bolsonaro u shpreh i shqetësuar, se banorët e qytetit do të merrnin shumë pak vitaminë D.

“Vitamina D është një mënyrë për të parandaluar që virusi të ndikojë në shëndet. Dhe ku e merrni vitaminën D? Nga dielli. Hipokrizi e tillë duhet ndaluar,”-tha ajo.

Pandemia është jashtë kontrollit në Brazil dhe brenda një muaji numri i vdekjeve është dyfishuar nga rreth një mijë në ditë mesatarisht në shkurt në mbi dy mijë këtë javë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota brazil eduardo paes jair bolsonaro koronavirusi ne brazil brazil eduardo paes jair bolsonaro koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2021, 21:25

SHBA, 2.5 milionë vaksinime në ditë

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një mua...