Sport

“Theo? Digne po luan mirë, nuk është e drejtë marr dikë se luan në një klub më me emër”

21 Mars 2021, 09:11 Nga DOSJA
“Theo? Digne po luan mirë, nuk është e drejtë marr

FRANCE – Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ndërsa ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar, për ndeshjet e para eliminatore të “Katar 2022”, ka shpjeguar edhe arsyen pse në të mungon emrin i mbrojtësit të majtë të Milanit, Theo Hernandez.

Ai është shprehur, se në atë pozicion ka shumë konkurrencë në kombëtaren e “gjelave” dhe mbrojtësi 27-vjeçar i Evertonit, Lucas Digne po luan më mirë. Deschamps u shpreh gjithashtu se nuk duhet të favorizohet një lojtar se luan në një klub me më shumë emër.

“Theo Hernandez? Ka shumë konkurrencë në atë rol. Asnjë lojtar nuk duhet të favorizohet për faktin se luan në një klub me vëmendje më të madhe mediatike. Nuk do të ishte e drejtë të penalizohet Digne për këtë arsye. Ai po luan shumë mirë me ne dhe me klubin. Shumë njerëz e nënvlerësojnë atë, sepse luan me Everton dhe më vjen shumë keq për këtë.”

Kështu ka deklaruar trajneri Deschamps, duke sqaruar edhe shkakun, se përse Theo Hernandez mungon në listën e kombëtares së Francës.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport didier deschamps kombetarja e frances lucas digne theo hernandez didier deschamps kombetarja e frances lucas digne theo hernandez

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2021, 16:52

Shkëndija gjunjëzon me rezultat tenistik Vardarin

MAQEDONI E VERIUT – Një fitore shumë e rëndësishme dhe turpëruese e Shkëndijës 6-1 ndaj rivalit kryesor në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Skuadra...