Aktualitet

“Çfarë ke?”/ Mond Çekiçi udhëtonte me shofer, ai i pa autorët kur iu prenë rrugën dhe u kërkoi llogari

20 Mars 2021, 08:42 Nga DOSJA
“Çfarë ke?”/ Mond Çekiçi udhëtonte me

DURRËS– Atentatorët i kanë prerë rrugën të fortit të Durrësit, Edmond Keçi. Dosja.al, mëson se Keçi alias Mond Çekiçi, ishte duke udhëtuar me automjetin e tij bashkë me shoferin. Rreth orës 08:40, makina po lëvizte pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës.

Në këtë moment një makinë i ka prerë rrugën, ndërsa ka dalë shoferi i Keçit për t’i pyetur se çfarë kishte ndodhur dhe më pas një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të “Mond Çekiçit” duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, mjeti i autorëve është gjetur i djegur në Sukth, me targa të vjedhura në Tiranë. Nga ana tjetër mësohet autorët nuk kanë qenë të maskuar. Dyshohet se shkak për vrasjen e Keçit është bërë e kaluara e tij.

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi, u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet mond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll