Aktualitet

Vrasja e Mond Çekiçit, gjendet një makinë e djegur me targa të në Sukth, dyshohet se është përdorur nga autorët

20 Mars 2021, 08:31 Nga DOSJA
Vrasja e Mond Çekiçit, gjendet një makinë e djegur me

DURRËS– Një makinë e djegur është gjetur sot në Sukth, që sipas policisë dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Edmond Keçit në Durrës.

Sipas policisë, mjeti i djegur, tip Benz’ është me targa të vjedhura, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.

“Në lidhje me informacionin e mësipëm në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.”, thote policia.

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi, u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet mond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll