Aktualitet

I njohur për drejtësinë/ Ky është 40-vjeçari që u vra ditën e sotme në Durrës, anëtar i bandës së Lul Berishës (E

20 Mars 2021, 08:20 Nga DOSJA
I njohur për drejtësinë/ Ky është 40-vjeçari

DURRËS-  Edmond Keçi, i njohur si Mond Çekiçi, është 40-vjeçari që është vrarë ditën e sotme në Durrës. Por Edmond Keçi ose siç njihet ndryshe “Mond Çekiçi”, nuk është një emër i panjohur, për drejtësinë.

Policia e Durrësit e ka konsideruar si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në muajin Maj 2009 Edmond Keçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. “Mond Çekiçi”, shoqërohej me Lulzim Berishën “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë.

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi, u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet mond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll