Aktualitet

Ekzekutohet miku i Lul Berishës, ‘Mond Çekiçi’! 12 plumba i morën jetën “të fortit” të Durrësit, Policia ka iden

20 Mars 2021, 08:18 Nga DOSJA
Ekzekutohet miku i Lul Berishës, ‘Mond Çekiçi’!

DURRËS Edmond Keçi alias Mond Çekiçi është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.16 në qytetin e Durrësit. Mond Çekiçi njihet si një nga ish-anëtarët e bandës së Durrësit që drejtohej dikur nga Lulzim (Lul) Berisha. 40-vjeçari është një person me precedentë të rrezikshëm, ku arrestimi i fundit i tij u bë më shtator 2020. Çekiçi u kap me një armë zjarri pa leje, megjithatë u lirua në mënyrë të habitshme.


Në momentin kur ndodhi atentati me armë zjarri, Mond Çekiçi shoqërohej nga shoferi i tij i cili ishte në drejtim të mjetit. Ai ka pikasur i pari se një makinë ishte duke i ndjekur dhe në këtë moment ka ndaluar mjetin, ka dalë dhe i ka pyetur atentatorët pa e ditur për atë që do të ndodhte. “Çfarë ka që rrini këtu?“, mësohet se iu është drejtuar shoferi i Keçit-atentatorëve, të cilët nuk kanë hezituar por në moment kanë nisur që të qëllojnë me breshëri në drejtim të 40-vjeçarit duke e lënë të vdekur për shkak të plagëve të shumta.

Pikërisht në këtë moment, shoferi i 40-vjeçarit ka dalë me vrap nga mjeti duke u fshehur në një rrugë pranë, duke iu shpëtuar plumbave të autorëve. Sipas Policisë, ai është person pa precedentë penalë. Deri më tani, në deponimin e tij në Komisariat, ai është shprehur se nuk ka pasur dijeni se me kë ka pasur konflikte “shefi” i tij.

Atentati që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tronditi Durrësin la pas një viktimë dhe një makinë të djegur që u gjet në Sukth pas vrasjes. Automjeti dyshohet se iu përket atentatorëve që sipas dëshmive të para kanë qenë të kamufluar me rroba ushtarake.

Sakaq, pika të shumta janë ngritur në hyrje të Durrësit dhe të Kavajës. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e konflikteve për shkak të të kaluarës kriminale të viktimës. Policia e Shtetit duket se ka zbardhur emrat e atentatorëve dhe është vënë në ndjekje të tyre. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se bëhet fjalë për të njëjtin grup që ekzekutoi në 2018, “Padrinon e Vlorës”, Edison Harizaj. Kapja e autorëve ëshët vetëm çështje kohe..

(a.k;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet mond çekiçi lulzim berisha mond çekiçi ekzekutohet mond çekiçi lulzim berisha mond çekiçi

Sondazh

Poll