Aktualitet

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe përdhunim në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Durrës (EMRI)

20 Mars 2021, 07:57 Nga DOSJA
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe përdhunim në

DURRËS-  Gazmend Gjyzeli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma.

Policia bën me dije,  se 43-vjeçari, ishte dënuar në vitin 2003, me 5 vite burg, pasi akuzohet për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunim”. Blutë bëjnë me dije se Gjyzeli do të ekstradohet drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend gjyzeli gazmend gjyzeli

Sondazh

Poll