Aktualitet

I infektuar me COVID, ndërron jetë gjenerali i brigadës, Ndriçim Sallaku/ Peleshi: Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur

20 Mars 2021, 08:16 Nga DOSJA
I infektuar me COVID, ndërron jetë gjenerali i brigadës,

TIRANË– Komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije se ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se ka mbetur pa fjalë nga kjo humbje e madhe. Ai thotë ndër të tjera se Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku. Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri. Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19. Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ndriçim sallaku humb jeten ndriçim sallaku

Sondazh

Poll