Bota

E quajti presidentin rus vrasës/ Erdogani kritikon Bidenin: Deklarata të tilla janë të papranueshme për një president

19 Mars 2021, 18:25 Nga DOSJA
E quajti presidentin rus vrasës/ Erdogani kritikon Bidenin: Deklarata

TURQI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ditën e sotme është shprehur kritik ndaj komenteve të Joe Biden, i cili ka thënë se mendon se presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës.

Sipas mediave të huaja, Erdogan ka thënë se një deklaratë e till nuk është e hijshme për një president. Ai e ka quajtur atë të pranueshme dhe të pafalshme.

“Deklaratat e Z. Biden rreth Z. Putin nuk janë të përshtatshme për një president dhe një president që del dhe përdor vërejtje të tilla kundër presidentit të një vendi si Rusia është me të vërtetë e papranueshme, jo diçka që mund të rregullohet,”-ka thënë Erdogani.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i pyetur nga drejtuesi George Stephanopoulos nëse mendonte se Putini ishte një vrasës, ai ka thënë po. Si përgjigje, Rusia tërhoqi ambasadorin e saj në SHBA-së dhe Putini ftoi Biden për të zhvilluar një debat publik.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden perplasja biden-putin valdimir putin joe biden perplasja biden-putin valdimir putin

Sondazh

Poll