Bota

Lajmi i mirë, numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britaninë e Madhe bie me 42 %, gjatë orëve të fundit ndërrojnë jetë 101

19 Mars 2021, 16:42 Nga DOSJA
Lajmi i mirë, numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britaninë e Madhe

BRITANIA E MADHE- Numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe ka rënë me 42 %. Sipas TheSun, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 101 vdekje dhe 4,802 persona të infektuar me Covid-19.

Numri i ulët i vdekjeve nën 100, është shënuar për herë të parë pas pesë muajsh. Po ashtu, shifra e rasteve të infektimeve është më e ulët që prej shtatorit me një mesatare shtatë-ditore prej 5,600 persona të infektuar.

Aktualisht ka rreth 7,000 pacientë të infektuar me Covid-19 që janë shtruar në spital, krahasuar me një rekord prej gati 40,000 në mes të janarit. Po ashtu, personat që kanë qenë në intubim kanë rënë me 1,000 për herë të parë që nga tetori i vitit të kaluar.

Statistikat e përmirësimit sigurojnë lehtësimin e bllokimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, i cili është planifikuar për muajit e ardhshëm, pavarësisht një rënie të parashikuar të furnizimit të vaksinave gjatë prillit .

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e madhe janë shënuar 4,285,684 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 126,026 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota britania e madhe covid-19 ne britanin e madhe koronavirusi ne britanin e madhe britania e madhe covid-19 ne britanin e madhe koronavirusi ne britanin e madhe

Sondazh

Poll