Nuk u maste fëmijëve temperaturën në mënyrën e duhur, punonjësi në Prizren gjobitet me 200 euro
19 Mars 2021, 18:05Nga DOSJA
KOSOVË-Punonjësi i një shkolle fillore në Prizren, i cili u shfaq në një video, duke mos i matur fëmijëve temperaturën në mënyrën e duhur është gjobitur.
Lajmi është konfirmuar nga drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren, Edon Muçaj, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se punonjësi është gjobitur me 200 euro.
Sipas tij, matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave është e detyruar dhe duhet bërë në mënyrën e duhur.
“Matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar. Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njejta të mos përsëriten!”, -ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Matja e temperaturës me termometër dixhital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e…
Rasti është publikuar disa ditë më parë. Në një video të bërë publike shfaqej një punonjës i shkollës në Prizren, i cili nuk i maste në mënyrën e duhur temperaturën fëmijëve.
(k.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, kanë folur në lidhje me takimet që kanë zhvilluar me partitë politike, për formimin e institucioneve në vend.Me...
GREQI– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopulos, hipën sot në aeroplanmbajtësen amerikane “USS Dwig...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë një interviste për një moment harroi se çfarë posti mban, duke iu referuar zëdhënëses së tij, ...
GREQI-Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Greqi. Sipas mediave të huaja, tre persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur, pasi Garda Bre...
BRITANIA E MADHE-Kryeministri i Boris Johnson, ka thënë se është i hapur për një amnisti ndaj emigrantët që lëvizin në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të palig...
SHBA– Presidenti Joe Biden tha sot se do të flasë me Vladimir Putinin në një moment tjetër pasi lideri rus ofroi të zhvillonte një bisedë në internet me të për ...
BRITANIA E MADHE- Numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe ka rënë me 42 %. Sipas TheSun, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 101 vdekje dhe 4,802 persona të inf...
FRANCË– Kryeministri francez, Jean Castex mori vaksinën AstraZeneca ndaj Covid-19 ditën e sotme në një ngjarje që u transmetua drejtpërdrejt në telev...
SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ra në shkallët e Air Force One përpara se të fluturonte për në Georgia ditën e sotme.Presidenti ishte duke u nisur për t’u...