Bota

‘Mund të kemi besim të plotë te vaksina’, kryeministri francez Jean Castex merr dozën e AstraZeneca

19 Mars 2021, 16:37 Nga DOSJA
‘Mund të kemi besim të plotë te vaksina’,

FRANCË– Kryeministri francez, Jean Castex mori vaksinën AstraZeneca ndaj Covid-19 ditën e sotme në një ngjarje që u transmetua drejtpërdrejt në televizionet franceze si pjesë e përpjekjeve për të rivendosur besimin e publikut te vaksina.

Kryeministri është 55 vjeç dhe nuk është në ndonjë grup prioritar, por kjo është një nisme nga ana e tij për të treguar “se mund të kemi besim të plotë tek vaksina”.Castex, mori dozën në spitalin ushtarak Begin pranë Parisit, teksa rregullatori mjekësor vendosi sot që përdorimi i vaksinës AstraZeneca në Francë mund të rifillojë pas një pezullimi prej disa ditësh, por duke theksuar se duhet të jepet vetëm për njerëzit mbi 55 vjeç.

Sipas france24, kryeministri tha të enjten se ai do të merrte vaksinën AstraZeneca në një përpjekje për të rivendosur besimin e publikut, pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se vaksina ishte e sigurt dhe efektive dhe nuk shoqërohej me një rrezik të lartë të mpiksjes së gjakut.

Më shumë se dhjetë vende, përfshirë Francën, kishin pezulluar përdorimin e vaksinës pasi u raportuan disa raste të mpiksjes së gjakut te disa pacientë. Raportet e rreth 30 rasteve të mpiksjes së rrallë të gjakut në tru, alarmuan shkencëtarë dhe qeveri duke u munduar për të përcaktuar nëse kishte ndonjë lidhje ndërmjet vaksinës dhe problemit të hasur.

Autoriteti shëndetësor i Francës të Premten rekomandoi që vetëm personave të moshës 55 vjeç e lart duhet t’u jepet vaksina AstraZeneca për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut. Ai tha se rekomandimi i tij bazohej në faktin se raportet e mpiksjes së gjakut që kishin nxitur pezullimin e tij ishin parë vetëm tek ata të moshës nën 55 vjeç.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca jean castex koronavirusi ne france astrazeneca jean castex koronavirusi ne france

Sondazh

Poll