Bota

Mbyllen takimet e LVV-së me partitë politike: Mendojmë se procesi i krijimit të institucionit do të mbyllet me sukses

19 Mars 2021, 17:51 Nga DOSJA
Mbyllen takimet e LVV-së me partitë politike: Mendojmë se procesi

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, kanë folur në lidhje me takimet që kanë zhvilluar me partitë politike, për formimin e institucioneve në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, ata kanë bërë të ditur se kanë mbyllur takimet që kanë nisur në fillim të javës, me të gjitha partitë politike.

Gjithashtu, ata kanë thënë se kanë informuar palët në lidhje me ecurin e formimit të institucioneve dhe kanë ofruar bashkëpunim për çështje me interes nacional. Kurti dhe Osmani janë shprehur optimistë që procesi i formimit të institucioneve do të mbyllet me sukses.

“Kandidati për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, znj. Vjosa Osmani, përfunduan takimet konsultative me subjektet politike. Kandidati për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, znj. Vjosa Osmani, sot kanë përfunduar ciklin e takimeve me subjektet politike që kanë fituar ulëse në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Kosovës. Takimet kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa. Me të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive. Përgjatë këtyre takimeve, z.Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional. Ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti. Në përmbyllje të takimeve, z.Kurti dhe znj.Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit,”-thuhet në njoftim. 

Postimi i plotë: 

Kandidati për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, znj.Vjosa Osmani, përfunduan takimet…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on E premte, 19 Mars 2021

 

 

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll