Bota

Kryeministri i Britanisë, Johnson, jep lajmin e mirë: Gati të bëjmë një amnisti për emigrantët e paligjshëm

19 Mars 2021, 16:57 Nga DOSJA
Kryeministri i Britanisë, Johnson, jep lajmin e mirë: Gati të

BRITANIA E MADHE-Kryeministri i Boris Johnson, ka thënë se është i hapur për një amnisti ndaj  emigrantët që lëvizin në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Kur njerëzit kanë qenë këtu për një kohë shumë të gjatë dhe nuk kanë shkelur ligjin, atëherë duhet të përpiqemi të rregullojmë statusin e tyre,”- tha Johnson në një konferencë shtypi të enjten në Londër.

Po, ashtu, ai ka thënë se do të godas bandat kriminale që trafikojnë emigrantët e paligjshëm me anije për në Britani, pasi sipas tij shumë emigrant kanë vdekur duke u përpjekur për të hyrë.

“Njerëzit kanë vdekur duke u përpjekur të bëjnë këtë kalim,” -tha ai.

Kjo ide është mbështetur dhe në të kaluar nga Boris Johnson, i cili është më liberal ndaj politikave të tij për emigrantët. Ky ligj do t’i ndihmoj dhe shumë shqiptar që ndodhen në Britaninë e Madhe.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota boris jonhson boris jonhson

Sondazh

Poll