Bota

Deputeti shqiptar Kamberi, reagon për hartën e Vuçiçit: Kosova është shtet dhe pikë, le të nervozohet kush të dojë

19 Mars 2021, 16:23 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar Kamberi, reagon për hartën e Vuçiçit:

SERBI-Deputeti me origjinë shqiptare në Kuvendin e Beogradit, ka reaguar në lidhje me hartën e publikuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ku Serbia shfaqej mbi hartën e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai është shprehur, se Kosova është një shtet pavarësisht kundërshtimeve.

“Le të nervozohet kush të doje, ama Kosova është shtet dhe pikë,“-ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.

Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora shaip kamberi vuçiç provokon kosoven shaip kamberi vuçiç provokon kosoven

Sondazh

Poll