Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë! Policia ende kërkon…operacion ‘blic’ në Fushë Krujë, kërkon bashkëpunëtorë me vrasësit po

19 Mars 2021, 17:42 Nga DOSJA
Vrasja e Behar Sofisë! Policia ende kërkon…operacion

TIRANË– 4 persona janë arrestuar por ende nuk i është dhënë përgjigje një pyetjeje: Kush është porositësi? Policia e Shtetit ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Arameras të Fushë Krujës, ku edhe prangosi 4 persona të dyshuar për trafik droge dhe vjedhje, por misioni ishte tjetër.

A2 bën me dije se operacioni ishte organizuar për kapjen e të tjerë personave që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Nga ana tjetër, prokuroria ka zbardhur të gjithë itinerarin e ndjekur nga Shyti menjëherë pas vrasjes.

Ndërkohë që deri më tani lidhur me ngjarjen është prangosur autori Ernejt Shyti, i cili ka marrë përsipër vrasjen e biznesmenit në qendër të Tiranës. Ndërsa si bashkëpunëtorë të tij janë prangosur: Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuliano Visha.

Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka pranuar se ka marrë pjesë në krim, duke “kyçur” gojën edhe për porositësin. Sipas grupit hetimor, i vetmi që mund të çojë Policinë tek porositësi është Vathi, por ky i fundit nuk ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtori i drejtësisë.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, edhe pse u kërkua me polumbarë në lumin e Lanës. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia vritet behar sofia behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 16:53

TIRANË- Ambasada suedeze në Tiranë ka njoftuar qytetarët se nga data 15 maj do të fillojnë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës.Sipas n...