Aktualitet

E ndiqte 6 orë në ditë! Me motor të zi dhe kokore që s’e hiqte…/ Çfarë filmuan kamerat e sigurisë tek Komuna e Paris

19 Mars 2021, 17:00 Nga DOSJA
E ndiqte 6 orë në ditë! Me motor të zi dhe kokore që

TIRANË– Makina tip “Mercedez Benz”e prokurorit Arjan Muça dhe bashkëshortes së tij gjyqtare Gentiana Muça është ndjekur nga një motor i zi 4 ditë para se të hidhej në erë me tritol. Mësohet se grupi hetimor ka mbledhur të gjitha kamerat e zonës së Komunës së Parisit, duke pikasur pas makinës një person me motor, që lëvizje paralel me mjetin nga ora 14:00 deri në orën 19:00.

Sipas ABC, personi i maskuar është pikasur edhe nga kamerat e sigurisë në garazhin e qendrës tregtare, i gjithi i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kaskë motori. Ndërkohë që deri më tani në pranga kanë përfunduar Bledian Greca dhe Agron Gurakuqi, i njohur edhe me nofkën “Meti”, të cilët pak para se prangoseshin u gjetën me katër mina të bëra gati për t’u vendosur.

Por mesa duket puna e Policisë nuk ka përfunduar këtu, pasi në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë me dije. Dyshohet se ata mund të jenë porositësit e “mesazhit” të dërguar ndaj çiftit Muça. 

Shkaku i sulmit të ndodhur pak javë më parë, mendohet të jetë për shkak të detyrës që ka Muça, dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Muça, e cila është gjyqtare. Të njëjtin version ka dhënë edhe prokurori por ka shtuar se vetë nuk ka konflikt me asnjë person. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet agron gurakuqi arjan muca bledian greca tritol makines se prokurorit arjan muca agron gurakuqi arjan muca bledian greca tritol makines se prokurorit arjan muca

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 16:53

TIRANË- Ambasada suedeze në Tiranë ka njoftuar qytetarët se nga data 15 maj do të fillojnë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës.Sipas n...