Aktualitet

Jetonte vetëm, gjendet i pajetë i 70-vjeçari brenda banesës në Korçë, dyshohet se ka vdekur para tre muajsh (EMRI)

19 Mars 2021, 16:03 Nga DOSJA
Jetonte vetëm, gjendet i pajetë i 70-vjeçari brenda

KORÇË– Vangjush Prodani, 70-vjeç, është gjetur i pajetë brenda banesë së tij në Korçë. Burime bëjnë me dije se viktima jetonte vetëm dhe se prej tre muajsh nuk kishte pasur kontakte me familjarët.

Mësohet se Prondani, nuk ishte parë nga fqinjët për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se mund të ketë vdekur para tre muajsh. Mësohet se i moshuari ishte i divorcuar nga bashkëshortja, ndërsa fëmijët i kishte në emigrim.

Burime bëjnë me dije, se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kishin arritur të komunikonin me Prodanin prej disa kohësh.

Tashmë pritet të kryhet ekspertiza e plotë, për të zbardhur rrethanat e vdekjes së të moshuarit.

(A.k.dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vangjush prodani vangjush prodani

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 12:23

VLORË– Ngjarja e rëndë e cila u zbulua paraditen e sotme në Vlorë, ku Valentina Prenga ka mbajtur prej dy ditësh në shtëpi bashkëshortin e vdekur Llazar Pr...