Harta provokuese, reagon Berisha: Veprimi i Vuçiçit është provokues, komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënoj
19 Mars 2021, 16:04Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me postimi i presidentit serbë, Aleksandër Vuçiç, ku shfaqej harta e Kosovës e mbuluar nga ajo e Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai është shprehur se e dënon këtë veprim edhe e quan provokues dhe nxitës së luftës. Po ashtu, ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar ta dënojnë këtë veprim.
“Dënoj me ashpërsinë me te madhe vendosjen e flamurit te Serbisë mbi hartën e Kosovës nga bastardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftës dhe padronit te Zografit Bis, Presidentit te Serbomadhise Vuçiç si një provokacion te ulet dhe luftënxitës. Ju bej thirrje autoriteteve te Kosovës të deklarojnë përgjithmonë non grata këtë ultranacionalist të verbër serb. I bej thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënoj këtë provokim armiqësor dhe luftënxitës te Serbomadhit Vuçuç,”-ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.
Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?
5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.
(k.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHQIPËRI – Një ndër ndryshimet më të mëdha që 2021 po sjell padyshim, është se po zhvillohet fushata më e madhe e vaksinimit në histori.Aktualisht, m...
FIER– Fqinjët e Demokrat Medinaj, i cili vrau dy ditë më parë bashkëshorten e tij, 28-vjeçare, dhe më është gjetur i vdekur, kanë thënë se ai ishte shumë...
Një 44-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Zvicër, rreth një javë pas qëndrimit në kujdes intensiv për shkak të dhunës fizike nga partneri i saj.Autor...
Top Channel ka zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi i Behar Sofisë, krim që ndodhi më 25 shkurt.Ata akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”. Ndërkohë...
KRUJË– Katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës pasi kanë kryer disa vjedhje. Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe bashkëpuntori i tyre.Sip...
FIER– Tre automjete janë aksidentuar më njëra-tjetrën në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Vajkan mesditën e sotme (kle.m...
GJIROKASTËR- Një person është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër. Në njoftimin e policisë shkruhet se 25-vjeçari me iniciate F.K organizonte kal...
Aktualitet19 Mars 2021, 12:23
VLORË– Ngjarja e rëndë e cila u zbulua paraditen e sotme në Vlorë, ku Valentina Prenga ka mbajtur prej dy ditësh në shtëpi bashkëshortin e vdekur Llazar Pr...
TIRANË– 705 qytetarë janë gjobitur pasi janë kapur teksa lëviznin pa maska. në njoftimin e Policiasë së Shtetit, shkruhet se është gjobitur me 1 milionë le...