Aktualitet

Akuzohen për vrasje! Policia e Uellsit shpall në kërkim dy të rinjtë nga Lushnja, u nxjerr videon nga kamerat e trupit: Në

19 Mars 2021, 16:27 Nga DOSJA
Akuzohen për vrasje! Policia e Uellsit shpall në kërkim dy

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë akuzohen për vrasjen e 23-vjeçarit, Tomasz Waga në Cardiff më 28 janar të këtij viti. Bëhet fjalë për Josif Nushin, 26 vjeç dhe 27-vjeçarin Mihal Dhana, të cilët janë shpallur në kërkim.

Sipas BBC, Policia e Uellsit Jugor tha se të dy shqiptarët banonin në një shtëpi kanabisi dhe ishin larguar nga zona ku qëndronin.

Nushi, 26 vjeç, nga Ninian Road, Roath Park, Cardiff dhe Dhana, 27 vjeç, pa vendbanim fiks, shihen nga kamerat e trupit kur flasin me oficerët e policisë për një çështje tjetër në dhjetor të 2020.  

 

#APPEAL | Detectives at @swpcardiff are investigating the murder of Tomasz Waga in #Cardiff.

Josif Nushi, 26 and Mihal Dhana, 27 are wanted on suspicion of murder. See them here on body worn camera for an unrelated matter in Dec 2020

Full appeal➡️https://t.co/Jpu7DB70k1 pic.twitter.com/RYs0pfOeJD

— South Wales Police Cardiff (@SWPCardiff) March 18, 2021

Të dy e kanë prejardhjen nga Lushnja dhe ishin takuar për të bashkëpunuar sërish në Mbretërinë e Bashkuar. Pasi ka publikuar pamjet e dy të rinjve të shpallur në kërkim, Policia ka një thirrje:

“I bëjmë thirrje publikut për ndihmë dhe do të nxisim cilindo që ka informacion të kontaktojë Policinë e Uellsit!”

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe josif nushi mihal dhana britani e madhe josif nushi mihal dhana

Sondazh

Poll