Aktualitet

‘Manifestim për jetën’, një grup qytetarësh protestojnë para kryeministrisë, pas vrasjes së 28-vjeçares nga bashkës

19 Mars 2021, 17:33 Nga DOSJA
‘Manifestim për jetën’, një grup qytetarësh

TIRANË– Ditën e sotme, disa aktiviste të shoqërisë civile kanë protestuar, pas vrasjes së 28-vjeçares, dy ditë më parë në Fier nga bashkëshorti i saj, dy ditë më parë.

Nën logon ‘Manifestim për jetën’, protesta ka qenë e qetë , ndërkohë që ka pasur thirrje që qeveria të marrë masa që ngjarje të tilla të eliminohen në vendin tonë.

Ishte Xheni Karaj, që njoftoi se do të protestojnë para Kryeministrisë, në kujtim të Irvana Hykës.

‘Asnjë grua tjetër nuk meriton të ndahet nga jeta për shkak të kthetrave të dhunës patriarkale në një sistem që legjitimimin e kësaj dhune e ka shndërruar në rutinë. Në kujtim të Irvana Hyka Medinajt. Për Irvanën dhe çdo grua që rron me frikën e shtypjes, dhunës e vrasjes. Ti ke motra, nuk je vetëm!’-shkruante ajo në rrjetet sociale.

Njarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Fier, ku 28-vjeçarja u vra në mënyrë makabër nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj. 29-vjeçari qëlloi 31 herë me thikë ndaj nënën së dy fëmijëve, Irvana, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa ditën e djeshme, teksa policia e kërkonte për ta arrestuar Demokratin, e gjetën të vdekur.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta para kryeministrise protesta para kryeministrise

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 16:53

TIRANË- Ambasada suedeze në Tiranë ka njoftuar qytetarët se nga data 15 maj do të fillojnë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës.Sipas n...