Aktualitet

19 Mars 2021, 16:53 Nga DOSJA

TIRANË- Ambasada suedeze në Tiranë ka njoftuar qytetarët se nga data 15 maj do të fillojnë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës.

Sipas njoftimit, zyrtar fluturimet do të jenë 2 herë në javë për 2 javët e para, ndërkohë që nga 31 maji fluturimet direkte do të bëhen 3 herë në javë.

“Lajm i mrekullueshëm! Prej 15 majit, WizzAir do të fillojë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës. Do të fillohet me dy herë në javë, por nga 31 maji fluturimet do të shtohen në 3 herë në javë”, shkruan ambasada suedeze.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada suedeze ambasada suedeze

Sondazh

Poll