Aktualitet

Fushata e vaksinimit/ Në Rajon kryeson Serbia, në Europë Britania, Shqipëria vetëm 0.6% të popullsisë

19 Mars 2021, 15:32 Nga DOSJA
Fushata e vaksinimit/ Në Rajon kryeson Serbia, në Europë

SHQIPËRI – Një ndër ndryshimet më të mëdha që 2021 po sjell padyshim, është se po zhvillohet fushata më e madhe e vaksinimit në histori.

Aktualisht, më shumë se 410 milion doza janë administruar në 132 vende, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg.

Shkalla e fundit ishte afërsisht 9.96 milion doza në ditë.

Një panoramë e ngjashme duket edhe në Europë, ku me hapa më të shpejta duket të jetë Britania, që ka vaksinuar aktualisht 20.7 % të popullsisë.

Në Sh.B.A, më shumë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë vaksinimi, sesa kanë rezultuar pozitiv për virusin, që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani, janë dhënë 116 milion doza. Javën e fundit, janë administruar mesatarisht 2.50 milion doza në ditë.

Kur do të kthehet jeta në normalitet?

Ndërsa vaksinat më të mira mendohet të jenë 95% efektive, duhet një fushatë e koordinuar për të ndaluar një pandemi. Anthony Fauci, ekspert i sëmundjes infektive në Sh.B.A, ka thënë se vaksinimi nga 70% në 85% të popullatës amerikane do të mundësonte kthimin në normalitet.

Në një shkallë globale, ky është një ‘nivel i frikshëm’ i vaksinimit. Me ritmin aktual prej 9.96 milion në ditë, do të duheshin vite për të arritur një nivel të rëndësishëm të imunitetit global. Shkalla, megjithatë, është në rritje të vazhdueshme dhe vaksinat e reja nga prodhues të tjerë po vijnë në treg.

Marre nga: Monitor

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi ne bote vaksinimi ne bote

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 12:23

VLORË– Ngjarja e rëndë e cila u zbulua paraditen e sotme në Vlorë, ku Valentina Prenga ka mbajtur prej dy ditësh në shtëpi bashkëshortin e vdekur Llazar Pr...

Aktualitet 19 Mars 2021, 11:36

VLORE– Ngjarja e rëndë e lagjes “1 maji” në Vlorë ku trupi i vdekur i Llazar Prengës u gjet i pajetë nga policia e Shtetit, disa ditë pasi kishte ndërruar jetë,...