Aktualitet

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten/ Fqinjët të shokuar për vdekjen e çiftit: Asnjëherë nuk kanë pasur probleme, nuk fl

19 Mars 2021, 15:19 Nga DOSJA
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten/ Fqinjët të shokuar

FIER– Fqinjët e Demokrat Medinaj, i cili vrau dy ditë më parë bashkëshorten e tij, 28-vjeçare, dhe më është gjetur i vdekur, kanë thënë se ai ishte shumë djalë i mirë.

“U prekën të gjithë, shumë keq u erdhi. Dilnin e bënin xhiro nëpër lagje me fëmijët”, tha një fqinje, e cila shtoi se nuk flet dot nëse kishte probleme i ndjeri, por e shikonin si njeri të rregullt.

“Zoti lart e di. Shumë djalë i mirë, ishte shok me djalin tim”, tha një tjetër.

Ndërsa një fqinj tha se “asnjëherë nuk kanë pasur probleme”. “Ndoshta, nuk e di. E çon logjika, se kur ndodh diçka e tillë”, tha më pas kur u pyet nëse ishte i sëmurë Demokrati.

Sipas një fqinje, ata kanë qenë shumë të mirë, të respektuar e me të gjitha. “Dimë ne gjë? Nuk dimë gjë. Atë e di shtëpia. Ata punonin me babanë te një stallë, vajza punonte te një familje që pastronte”, shtoi ajo.

Njarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Fier, ku 28-vjeçarja u vra në mënyrë makabër nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj. 29-vjeçari qëlloi 31 herë me thikë ndaj nënën së dy fëmijëve, Irvana, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa ditën e djeshme, teksa policia e kërkonte për ta arrestuar Demokratin, e gjetën të vdekur.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet irvana hyka irvana hyka

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 12:23

VLORË– Ngjarja e rëndë e cila u zbulua paraditen e sotme në Vlorë, ku Valentina Prenga ka mbajtur prej dy ditësh në shtëpi bashkëshortin e vdekur Llazar Pr...

Aktualitet 19 Mars 2021, 11:36

VLORE– Ngjarja e rëndë e lagjes “1 maji” në Vlorë ku trupi i vdekur i Llazar Prengës u gjet i pajetë nga policia e Shtetit, disa ditë pasi kishte ndërruar jetë,...