Bota

Kreu i LDK-së, Abdixhiku jep konferencë për mediat pas takimit me Kurtin: Presim që javën tjetër të takohemi veçmas me k

19 Mars 2021, 15:49 Nga DOSJA
Kreu i LDK-së, Abdixhiku jep konferencë për mediat pas takimit me

KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një konferencë për mediat, pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Sipas Gazeta Express, Abdixhiku ka thënë se kanë diskutuar në lidhje me formimin e institucioneve. Ai është shprehur se qëndrimi i tyre është i qartë dhe se pret të takohet veçmas me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendimet në lidhje me gjithçka, do të merren në mënyrë të përbashkët brenda partisë.

Ne sot përfunduam takimin e parë me përfaqësuesin dhe kryetarin e VV’së, Albin Kurtin. Ku diskutuam temat e sekuencës së formimit të institucioneve. Këtu kemi përfunduar takimet me VV’në, sepse pozicionet tona janë të qarta. Kështu ka vendosur zëri qytetar. VV është në pozitë, ne jemi në opozitë. Ne do të jemi një opozitë aktive dhe do të jemi një alternative e re. Këtu përfundojmë takimin me VV’në dhe jemi të dakorduar, që pas formimit të qeverisë, të takohemi me pretendenten për presidente, dhe të kuptojmë pozicionin e saj karshi LDK’së, Vetëvendosjes, opozitës. Presim që javën e ardhshme të kemi ftesë nga kandidatja për presidente. Takimi do të mbahet gjatë javës së ardhshme, por për këtë duhet pyetur ata që duhet t’i formojnë institucionet. Në seancën e të hënës marrim pjesë në seancë si opozitw.  Nesër do t’ua prezantojë organeve detajet e këtij takimi. Si LDK kemi thënë që s’jemi të interesuar për destabilizim. Të gjitha vendimet do t’i marrim brenda partisë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani u takuan ditën e sotme me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adbixhiku. Takimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës në orën 14:30 të pasdites.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lumir abdixhiku vjosa osmani albin kurti lumir abdixhiku vjosa osmani

Sondazh

Poll