Bota

Itali/ Organet e të vdekurve nga Covid shpëtojnë jetën e dy personave me anë të transplantit

19 Mars 2021, 15:18 Nga DOSJA
Itali/ Organet e të vdekurve nga Covid shpëtojnë jetën e dy

ITALI–  Për herë të parë, organet e dy pacientëve pozitivë, të cilët fatkeqësisht nuk arritën ta mposhtnin sëmundjen me Covid u dhuruan në Policlinico di Bari. Falë bujarisë së familjeve të një burri dhe një gruaje që vdiqën pasi dolën pozitiv me Covid, dy jetë u shpëtuan në Torino dhe Palermo.

Dy pacientët pozitivë, të shtruar në dy njësitë e kujdesit intensiv të Poliklinikës, të drejtuar nga Profesor Nicola Brienza dhe Salvatore Grasso, ishin në gjendje të dhuronin mëlçinë, njëri u transplantua në Torino, tjetri në Palermo. Të dy ndërhyrjet ishin të suksesshme.

Sipas Il Mesaggero, protokolli parashikon që në rast të një pacienti me koronavirus, vetëm organet që shpëtojnë jetën, të tilla si zemra dhe mëlçia, mund të dhurohen, dhe se vetëm pacientët në urgjencën e Covid ose pacientët në listën e pritjes mund të marrin transplantin. Ata u rikuperuan nga Covid duke zhvilluar antitrupa.

“Një falënderim i madh shkon për familjet e dy donatorëve të cilët, megjithë dhimbjen e tyre, gjetën forcën për të bërë një gjest të jashtëzakonshëm solidariteti: në një rast anëtarët e familjes ishin prekur të gjithë nga Covid dhe akoma donin të shprehnin pëlqimin e tyre për dhurimin përkundër sëmundjes që i kishte prekur edhe ata; në rastin tjetër ishte gruaja e pacientit me fëmijët e saj adoleshentë që donin që një pjesë e burrit të saj të vazhdonte të jetonte “,- shpjegon Dr. Vincenzo Malcangi.

 

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali transplant organesh koronavirusi ne itali transplant organesh

Sondazh

Poll