Bota

Hoti reagon për hartën e Vuçiçit: Postimi tregon qasjen e Serbisë, pavarësisht se është zotuar për dialog

19 Mars 2021, 15:25 Nga DOSJA
Hoti reagon për hartën e Vuçiçit: Postimi tregon qasjen

KOSOVË-Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me postimin e Vuçiçit, ku shfaqej harta e Kosovës, e mbuluar nga ajo e Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se me këtë postim, tregohet qëndrimi i Serbisë, pavarësisht se para ndërkombëtarëve është zotuar për dialog.

Po ashtu, Hoti është shprehur se edhe pas provokimeve të Serbisë, Kosova vazhdon angazhimin dhe vendosmërinë drejt rrugëtimit euro-atlantik.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit. Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Postimi i plotë: 

Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.

Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti vuçiç provokon kosoven avdullah hoti vuçiç provokon kosoven

Sondazh

Poll